Site icon PORTALB

Në Teatrin e Kumanovës, Ali Qerimi sot sjell premierë shfaqen “Tregtari i varreve” (FOTO)

Shfaqja "Tregtari i varreve"

Sot, në Teatrin e Kumanovës do të shfaqet premierë “Tregtari i varreve” në autorësi dhe regji të Ali Qerimit, njofton Portalb.mk.

Duke e pasur parasysh se shfaqja “Tregtari i varreve” në stilin teatror paraqet komedi, edhe njoftimi është bërë në atë mënyrë. Regjia dhe autorësia është bërë nga “unë” – Ali Qerimi, porosia e shfaqjes do të përcillet nga “unë dhe Ylber Murtezi”, për ndriçimin thonë se do të jetë “me hënëz”, e kurse për muzikën thonë “ku ke pa me pas muzikë në varreza”.

“Është turp të të shohin gazetarët se si ende merr frymë. Kryetar, mjaftë ke marrë frymë. Kryetar, mos merr më frymë” disa pjesë nga shfaqja që sot, 10 maj, jepet premierë në Teatrin e Kumanovës, me fillim prej ora 20:00.

Shfaqja “Tregtarri i varreve”
Exit mobile version