Dy të burgosur nga Shkupi janë rrahur në Burgun e Idrizovës

Dje rreth orës 16:30, në Sektorin për punë të Brendshme Shkup, është paraqitur se në Burgun e Idrizovës në krahun e pestë (pjesa e mbyllur) pas përleshjes paraprake verbale, ka ardhur deri te rrahja mes dy të dënuarve, informojnë nga Policia, njofton Portalb.mk.

“Rrahja ka ndodhur mes dy të dënuarit S.R. (26) dhe M.E. (32), të dy nga Shkupi, gjatë së cilës M.E., ka marrë lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar nga mjeku i Klinikës për Kirurgji Maksilofaciale. Po ndërmerren të gjitha masat për pastrimin e rastit”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button