Site icon PORTALB

Daçiq: Me Rusinë e Kinën në krah, pozicioni ynë është më i fortë për Kosovën

Ivica Daçiç

Ivica Daçiç

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq komentoi nga Beogradi vizitën e Presidentit Aleksandar Vuçiç në Rusi, ku u takua me Putin.

“Është e rëndësishme për ne që një vend miqësor si Rusia, që mbron interesat dhe sovranitetin territorial të Serbisë të mos ndryshojë qëndrim”, deklaroi ai në një intervistë për një televizion serb, transmeton TCH.

Kryediplomati serb thotë se falë ndihmës së Rusisë dhe Kinës, sot Serbia gëzon një pozicion më të fuqishëm sa i takon Kosovës.

“Ndryshe nga përpjekjet e Bashkimit Europian, me ndërmjetësimin e të cilave po zhvillohet dialogu me Prishtinën, Kombet e Bashkuara janë duke verifikuar nëse Kosova ka një vlefshmëri ligjore ndërkombëtare për dialog. Këtu na vyen ndihma e Rusisë dhe e Kinës, që janë vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurisë dhe një garanci që do të bllokojnë çdo përpjekje për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur në OKB”, vijoi ai.

Sipas Daçiq, Beogradi kërkon një marrëveshje me Kosovën.

“Vetëm se ka në krah miqtë perëndimore, Prishtina nuk mund të mendojë që ne thjesht duhet të pranojmë (pavarësinë e saj)”, shtoi Daçiq.

Exit mobile version