Site icon PORTALB

Zaev flet për akuzat e Mickoskit ndaj vëllait të tij

Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se nuk ka  asgjë të paligjshme në atë që vëllai i tij, Vice Zaev është shfrytëzues i përhershëm i tokës ndërtimtare shtetërore në Komunën e Strumicës, që e ka marrë derisa Zaev ka qenë kryetar i komunës, njofton Portalb.mk.

Ai tha se procedura ka qenë transparente dhe e ligjshme. Zaev thotë se edhe LSDM edhe Komuna e Strumicës i kanë demantuar gjetjet e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Akuzat e Mickoskit flasin për seriozistetin e personit”, tha Zaev.

Në pyetjen nëse ngelet fakti se Vice Zaev e ka fituar tokën, Zaev tha se parcela fillimisht është blerë nga një person tjetër.

Në pyetjen se sa është profiti i zaevëve në atë tokë, kryeministri tha se aq sa ka kushtuar ndërtimi.

“60% e parave të investuara nuk janë kthyer. Bëhet fjalë për shitblerje të tokës dhe në këtë biznes duhet që të kalojnë  disa vjet që investimi të paguhet”, tha  ai.

Exit mobile version