Site icon PORTALB

Trump vendos, Amerika tërhiqet nga marrëveshja me Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump

Presidenti Amerikan, Donald Trump, vendosi se SHBA-të do të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore që u vendos me Iranin në kohën kur president ishte Obama, transmeton Top Channel. 

“Një marrëveshje e kalbur”, e quajti ai, “një turp për mua edhe si qytetar amerikan”.Trump shtoi se SHBA-të do të rivendosin ndaj Iranit sanksionet ekonomike që ishin në fuqi para se të nënshkruhej marrëveshja në vitin 2015.

 

Ky vendim u mor kundër këshillave të aleatëve europianë dhe të disa këshilltarëve ushtarakë.

Exit mobile version