Site icon PORTALB

Tre vjet nga luftimet në “Lagjjen e Trimave”: Ende nuk dihen porositësit (FOTO+VIDEO)

Lagjja e Trimave, Kumanova

Lagjja e Trimave, Kumanova

Lagjja e Trimave” është një nga rastet më të mëdha të historisë moderne të Maqedonisë që është kualifikuar nga Gjykata Themelore e Maqedonisë si terrorizëm, ku si pasojë e së njëjtës kanë humbur jetën 8 policë dhe 37 të tjerë janë plagosur, ndërkaq nga pala tjetër që kanë luftuar me forcat policore janë vrarë 10 persona. Ndonëse sot mbushen plot tre vjet nga ngjarjet e armatosura, edhe pse ka vendim gjyqësor me të cilën janë dënuar grupi i “Kumanovës”, ende nuk është e pastër e vërteta – nuk dihen porositësit, njofton Portalb.mk.

2 nëntor të vitit të kaluar, dy vjet dhe pesë muaj pas ngjarjeve të 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në lagjen e Kumanovës “Lagjja e Trimave”, dhe një vit e tetë muaj pas fillimit të gjykimit më 8 shkurt të vitit 2016-të, Gjykata Themelore i ka shqiptuar vendimet e shkallës së parë kundër të akuzuarve.

Grupi i Kumanovës gjatë dorëzimit

Shtatë persona u dënuan me burg të përjetshëm për terrorizëm dhe organizim terrorist për ngjarjet në “Lagjen e Trimave”, 13 persona u dënuan me nga 40 vjet burg, gjashtë me nga  20 vjet, një me 18 vjet, dy me nga 14 vjet, dy me nga 13 vjet dhe me nga 12 vjet. 4 pdej të akuzuarve janë liruar.

Një dit më pas u shqiptua dënim me burg të përjetshëm edhe për të akuzuarin tjetër, Sulejman Osmani, për të cilin gjykimi ishte kryer ndaras nga grupi për shkak se fillimisht nuk ka qenë i kapshëm për organet e rendit.

Për shkak vendimeve ka pasur protesta në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.

Avokatët paralajmëruan ankesa, ndërkaq rasti ende nuk ka arritur në Gjykatën e Apelit për vendim të shkallës së dytë.

Ashtu siç thonë nga Gjykata Themelore Shkupi 1, ankesat janë duke u procesuuar, ndërkaq për momentin vendimi po përkthehet në gjuhën shqipe dhe së shpejti lënda do të dorëzohet në Gjykatën e Apelit, transmeton Portalb.mk.

Të akuzuarit e rastit “Lagjja e Trimave” gjatë gjykimit

“Nga pala mbrojtëse në lëndën, deri te gjykata kanë dorëzuar ankesa kundër vendimit të shkallës së parë. Për momentin po kryhet përkthim i vendimit në gjuhën shqipe, e cila është në fazë finale, pas së cilës vendimi do të dorëzohet deri te të akuzuarit dhe pasi që të kompletohet, lënda do të dorëzohet menjëherë të Gjykata e Apelit për veprim kompetent”, thonë nga Gjykata Penale.

Pas vendimit të Gjykatës Penale edhe partia në pushtet BDI, por edhe lideri i saj, Ali Ahmeti, e kanë përsëritur qëndrimin se kërkojnë grup ekspertësh ndërkombëtar që ta sqarojnë tërë rastin, ndërkaq edhe kryeministri Zoran Zaev, ka deklaruar se patjetër duhet që të ketë ekspertë ndërkombëtarë që ta sqarojë rastin për të cilin LSDM ka thënë se është e konstruuar nga VMRO-DPMNE.

Hetim ndërkombëtar është kërkuar edhe nga Aleanca për Shqiptarët, është paralajmëruar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj. Më herët ka pasur kërkesë të ngjashme edhe nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushatikryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, në Prishtinë, Behxhet Shalakryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti slloven Borut Pahor, thirrje të tilla ka pasur edhe nga eurodeputetët, zyra e të Drejtave të Njeriut në OKB, Kosovë, Shqipëri, figura të tjera politike dhe ekspertëve për çështjet e brendshme.

Pasojat nga aksioni policor në Kumanovë

Megjithatë, nuk ka indikacione të reja se çfarë do të bëhet me hetimin ndërkombëtar.

Për pastrimin e rastit, BDI ka kërkuar dhe më pas është formuar edhe Komisioni Anketues, por përveç seancës konstituive, ende nuk ka bërë asgjë, ndërkaq avokatët e të akuzuarve nuk janë kërkuar që të eventualisht të japin dëshmi apo materiale.

Ministria e Financave të Kosovës e ka realizuar vendimin e Qeverisë së 10 tetorit të vitit 2017 dhe më 7 shkurt të këtij viti 29 familjeve të të rëndëve dhe dënuarve për ngjarjet e “Lagjes së Trimave” u ka ndarë nga 10.000 euro.

Kumanova

Në lidhje me ngjarjet më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, në opinion vazhdimisht janë shpërndarë shumë spekulime. Megjithatë pjesëmarrësit në luftime edhe pse janë dënuar, porositësit e ngjarjes ende ende nuk i ka parë drita e drejtësisë, përcjellë Portalb.mk.

Deri më tani është e njohur:

Spekulime:

Më poshtë mund ta shihni videon e publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme gjatë aksionit:

Në videot në vijim mund të shihni reportazhe të Portalb.mk pas luftimeve:

Fotografitë në vijim tregojnë dëmin e shkaktuar në shtëpitë e banorëve:

Exit mobile version