Site icon PORTALB

Ribery vazhdon kontratën me Bayernin e Mynihut

Ribery i sigurt se do bëhet kampion

Franck Ribery

Klubi futbollistik gjerman Bayern Mynih ka vazhduar edhe për një vit kontratën me futbollistin fracez Franck Ribery, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga klubi thuhet se kontrata e futbollistit 35 vjeçar, e cila përfundonte në fund të këtij sezoni, është zgjatur deri më 30 qershor të vitit 2019.

Futbollisti me përvojë i Bundesligës, me fanellën e Bayernit të Mynihut ka arritur të fitojë 8 tituj të kampionit ndërsa në 247 ndeshje me këtë ekip ka shënuar 80 gola.

Gjatë këtij sezoni Ribery në 32 ndeshje ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 6 asistime. Në vitin 2013 Ribery me Bayernin arriti të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Super Kupën e UEFA-s.

Exit mobile version