Site icon PORTALB

Putin nominon Medvedevin për postin e kryeministrit

Vlladimir Putin dhe Dimitri Medvedev

Vlladimir Putin dhe Dimitri Medvedev

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka nominuar Dmitry Medvedevin edhe për një mandat si kryeministër.

Ky vendim i Putinit është dërguar në Dhomën e Ulët të Parlamentit, është njoftuar përmes një deklarate të Kremlinit, pak kohë pasi Putin u inaugurua edhe për një mandat gjashtëvjeçar në postin e presidentit.

Duma shtetërore pritet që ta shqyrtojë nominimin më 8 maj.

Duket se vendimi i Putinit do të miratohet nga Duma shtetërore, e cila dominohet nga partia në pushtet, Rusia e Bashkuar.

Sipas Kushtetutës, Qeveria është e obliguar që të japë dorëheqje kur fillon mandati i ri i presidentit.

Në Rusi, kryeministri është numri dy në hierarkinë e shtetit dhe kryesisht ka përgjegjësi për çështjet ekonomike dhe i përgjigjet presidentit.

Exit mobile version