Gjermania dhe Franca i bëjnë thirrje SHBA-së të mos tërhiqet nga pakti bërthamor

Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës, i janë bashkuar Sekretarit të Jashtëm britanik, në thirrjet ndaj Shteteve të Bashkuara, që të mos tërhiqen nga marrëveshja bërthamore me Iranin, që është arritur më 2015.

Duke folur në Berlin në një konferencë të përbashkët për media, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass tha se “ne besojmë se marrëveshja e bën botën më të sigurt dhe se pa këtë pakt, bota do të ishte e pasigurt. Ne kemi frikë se dështimi i saj, do të rezultonte në përshkallëzim”, transmeton REL.

Ndërkaq, homologu i tij francez, Jean-Yves Le Drian tha se Franca, Gjermania dhe Britania duan që të qëndrojnë në këtë marrëveshje, pavarësisht vendimit të presidentit amerikan Donald Trump.

Trump ka kërcënuar me tërheqje nga pakti bërthamor, nëse deri më 12 maj nuk përmirësohen, ato që ai i vlerëson si “të meta” të kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja bërthamore i mundëson Iranit lehtësim të sanksioneve, në këmbim të frenimit të programit bërthamor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button