Site icon PORTALB

Zaev: Shaqiri mund të ndihmojë nëse paraqiten grupe ekstremiste

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev

“Ai është një nga qytetarët që është kyçur në opozitë dhe në atë kohë bashkëpunonte me shumë aktivistë të LSDM-së”. Kryeministri Zoran Zaev para gazetarëve konfirmoi se Xhazair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha është zgjedhur këshilltar, transmeton Portalb.mk.

Zaev tha se nëse paraqiten grupe ekstremiste, Shaqiri mund të ndihmojë sepse mirë e di rajonin e Tanushevcit. Në lidhje me deklaratën e Shaqirit se vendosja e tij në atë post për këshilltar është bërë në marrëveshje me Zaev që ta lirojë Tanushevcin, kryeministri tha se ka pasur nevojë nga lirimi sepse në fshat nuk ka pasur forca të armatosura.

“Ai është qytetar i Republikës së Maqedonisë dhe si çdo tjetër mund të angazhohet si këshilltar ose bashkëpunëtor”, tha Zaev para gazetarëve.

Exit mobile version