Site icon PORTALB

Krimi makabër në Fushë-Krujë, Berisha: Autorët ndjekin takimet e Xhafës

Sali Berisha

Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar krim të egër ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Borizanë të Fushë Krujë, ku brenda një makine të djegur u gjet një trup i karbonizuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se autorët ndjekin takimet e ministrit të Brendshëm dhe policisë me qytetarët.

“Forca e krimit godet me egërsi! Digjet për së gjalli një qytetar bashkë me automjetin e tij në Fushë Krujë! Autorët po ndjekin takimet gju më gju të Xhafës me qytetarët”, shkruan ish-Kryeministri Sali Berisha.

Exit mobile version