Site icon PORTALB

U BËRA DERVISH, MALL DASHURIE

Sulejman Mehazi

Sulejman Mehazi

Isha i detyruar miq të dashur të largohesha nga lakmitë e kësaj jete perveze, botë që përveç gënjeshtrave e shpresave të zbukuruara e të kota agjë tjetër. Dhe ne e duam këtë jetë ashtu si njerëzit tjerë, si se duam, bile më shumë se kush tjetër, ne vrapo pas saj e ajo largohu prej nesh, sa më shumë që dashuroheshim për të jetuar, aq më shumë pikëlloheshim me jetën. Aq të palumtur sa që se kishim të qartë se si është e mundur që njerëzit e prishur, dinakë e hipokritë të jetonin më mirë se ne, habiteshim e s’mundeshim ta kuptonim se si bota njerëzore ishte e përshtatshme për të pasinqertit, dilinxhitë, mynafikët, spiunët, dallaverexhijtë e jo për të ndershmit e të moralshmit?!

Se kjo jetë më shumë i vlerësokërka të paudhëshit e të papunëshit e jo ata që shkojnë rrugës së duhur e të drejtë, rrugës së punës së vyeshme me mund e djersë. Shikoni udhëheqësit e institucioneve të ndryshme shtetërore e private, papunëshit udhëheqës urdhërojnë punëtorët për të punuar sa më shumë, a vet ani  se rrinë këmbë mbi këmbë nëpër zyrat e veta duke u freskuar me pije të ndryshme, me rroga të majme e me shtëpia të bukura. Te punëtorët rrjedh djersa, te udhëheqësit papunësh rrjedh paraja. Na tregoni të dashur miq, cilët janë më të kënaqur, më të lumtur e më të pasur, ata që punojnë hakikat, apo që s’punojnë fare?

Të dytët me siguri, të papunëshit: kryetarët e partive, ministrat, drejtorët, dallaverexhijtë, të korruptuarit, fajdexhijtë, gënjeshtarët, zuzarët, piçat etj.
Duke parë të gjitha këto hile jetësore, miq të dashur, duke parë se dynjaja e kësaj bote  është e padrejtë dhe hije e pandriçuar për shpirtin tim të përvëluar u bëra mistik, u bëra dervish, u bëra mall dashurie. Faleminderit miq, ju rrini e gëzoheni me jetën tuaj të dukshme materiale, ne do t’i kthehemi jetës sonë të padukshme mistike.

Ne kemi shporur jetën tuaj politike, arsimore, ekonomike e kulturore për shkak ashkut transedental dashuror,  në vend të kësaj dynjaje në zemrat tona kemi qëndisur trëndafilat e bardhë të pastërtisë metafizike shpirtërore. Për shkak ashkut dashuror shpirti na është kallur, qielli na është s’kuqur, e sytë na kanë mbetur pa çik drite, hija e kësaj bote materiale na është fshehur për shkak (xhemalit) bukurisë së fshehtë si hëna e plotë.

Ej  ashiku zemër bardhë
Ashku është sherbet për ne
Ky sherbet duhet ama
Për dynja e ahiret
………..

Mbushna shpirtrat o Mevla
T’pastër i ke tan esma
Njëherë pimë këtë sherbet
S’na mërzitë gja n’dynja
………….

Sherbet piva ashik jam
Ashkun unë me sidk e kam
Ashku për mua është iman
Mexhnun Ferhat unë jam
…………..

Dëgjo këtë Sezai
Çka na solli Fenai
Miku ftyrën na tregoi
Në pasqyrë të qenësisë.
…………..

Exit mobile version