Site icon PORTALB

Forcat irakiane bombardojnë pozicionet e ISIS-it në Siri

Siri harta

Avionët luftarakë të Irakut kanë goditur pozicionet e organizatës terroriste ISIS në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një komunikatë me shkrim nga Zyra për Shtyp e Kryeministrisë së Irakut thuhet se “Në përputhje me udhëzimet e kryeministrit Hajdar el-Ibadi, heronjtë e forcave ajrore të Irakut kanë kryer sulme të rënda ndaj pozicioneve ku ndodhen udhëheqësit e ISIS-it në rajonin El-Dishishe të Sirisë”.

Avionët luftarakë të Irakut edhe më parë kanë marrë në objektiv pozicionet e ISIS-it në Siri.

Exit mobile version