Site icon PORTALB

Presidenti serb Vuçiç në vizitë dyditore në Turqi

Erdogan takohet me Vuçiq

Erdogan takohet me Vuçiq, arkiv

 Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të qëndrojë në Turqi në një vizitë zyrtare dy-ditore më 6 dhe 7 maj 2018, raporton Anadolu Agency (AA).

Vizitën në Turqi presidenti serb do ta fillojë në Stamboll, ku presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan do të hapë një Forum biznesi të organizuar nga Komiteti i Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike të Turqisë.

Në ditën e dytë të vizitës së tij, Vuçiç do të qëndrojë në Ankara, ku pas një pritjeje solemne do të ketë takime bilaterale të ndara me Presidentin turk Erdoğan si dhe me Ismail Kahraman, kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë.

Presidentët Vuçiç dhe Erdoğan do të udhëheqin delegacionet e të dy vendeve në takimin plenar dhe do të marrin pjesë në nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe.

Gjatë vizitës në Ankara, Vuçiç do të vizitojë Anitkabir – Mauzoleun e Mustafa Kemal Ataturkut ku do të vendosë një kurorë dhe do të vizitojë pjesën e muzeut të kompleksit.

Exit mobile version