Site icon PORTALB

Në Jarinje arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte

Ilustrim

Dejan Slaviq, që deri më 2003 ka jetuar në Obiliq, ndërsa tash jeton në Llazarevë, është arrestuar me dyshimin për krime lufte, në pikë-kalimin kufitar në Jarinje.

Ai është dërguar në mbajtje raporton mediumi serb radiokontaktplus, ndërsa e ashtuquajtura Zyrë për Kosovë dhe Metohi e ka cilësuar praktikë jodemokratike këtë arrestim, të bazuar në lista sekrete, transmeton Klan Kosova.

Sipas kësaj zyre qëllimi i kësaj praktike është të ndjellë frikë në mesin e serbëve që jetojnë në Kosovë, t’ua cenojë lirinë e lëvizjes dhe t’i shkurajojë të kthehen të zhvendosurit.

Klan Kosova ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është akoma në pritje të një përgjigje zyrtare lidhur me këtë rast.

Exit mobile version