Njëri prej personave më të kërkuar nga Britania, që akuzohet për krime lidhur me trafikim të drogës, është kapur në Spanjë, kanë njoftuar autoritetet.
Policia ka arrestuar Jamie Acourt, 41-vjeç në Barcelonë, ka njoftuar Agjencia Kombëtare për Krime e Britanisë.
Operacioni i arrestimit të Acourt është kryer në bashkëpunim në mes të autoriteteve spanjolle dhe atyre britanike, transmeton AP.
Agjencia për Krime e Britanisë ka thënë se Acourt, i cili është nga Londra “besohet se është i përfshirë në një rrjet të gjerë të shpërndarjes së drogës”.
Acourt është arrestuar në bazë të një urdhër-arresti evropian, të lëshuar nga Britania dhe pritet të paraqitet para një gjykate në Madrid “gjatë javës së ardhshme, në një seancë dëgjimore për ekstradimin e tij”.