Site icon PORTALB

Një tërmet prej 6.9 ballë godet Havain

Tërmet- Ilustrim

 Një tërmet prej 6.9 ballë sipas Rihterit ka goditur Havain, raporton Anadolu Agency (AA).

Tërmeti dridhi Havain pas shpërthimit të vullkanit Kilauea, ku si pasojë janë evakuuar mijëra persona.

Nga Enti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USGS) u bë e ditur se epiqendra ka qenë 16 kilometra në jugperëndim të Leilani Estates në thellësi prej pesë kilometrave.

Drejtori i Qendrës për paralajmërime nga cunami Chip McCreery theksoi se bëhet fjalë për tërmetin më të madh pas atij prej 7.5 ballë që u regjistrua në vitin 1975.

Tërmetet me fuqi prej 6.7 ballë dridhi këtë zonë edhe në vitin 1983 dhe 2006. Banorët u evakuan në zona të sigurta. Paralajmërimi është në nivelin më të lartë, ndërsa turistëve u është sugjeruar që shpejtë të braktisin zonën.

Ende nuk ka informacion për viktimat njerëzore apo dëme materiale.

Exit mobile version