Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale njëzëri u soll vendim që të fillohet me procedurën e marrjes së lejes për radion “Sllobodna Makedonia”. Siç theksoi kryetari i Këshillit, Llazo Petrushevski, mbetet mundësia që në afatin ligjor prej 15 ditëve prej kur radiodifuzeri do ta pranojë vendimin, mund të merr masa për t’i përmbushur kushtet, transmeton Meta.mk, përcjell Portalb.mk.
Njëkohësisht, anëtarët e Këshillit njëzëri sollën vendim që të mos i jepet leje nacionale, gjegjësisht emetim në eterin e tërë territorit të vendit për televizionet “21” dhe “24”. Si arsye për këtë u theksua rekomandimi nga studimi të cilin me kërkesë të Agjencisë për shërbime audio dhe audio vizuale e ka kryer “Market Vision”, gjegjësisht përfundimet janë se në kushte të zvogëlimit të marketingut dhe situatës ekonomike të stagnuar, nuk duhet të hapet konkurs për ndarjen e lejeve për emetim nacional, gjegjësisht të mos ndahen leje për këto televizione.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.