Site icon PORTALB

Orban: Emigrantëve të mos u jepet asnjë cent nga fondet e BE-së

Viktor Orban

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, thotë se asnjë qindarkë e buxhetit të BE-së nuk duhet të shkojë për emigrantët. Orban tha se Budapesti nuk do ta miratojë Kornizën Financiare Shumëvjeçare (MFF), nëse nuk i plotësohen kërkesat e tij.

Komisioni Evropian zbuloi propozimet e projektbuxhetit të mërkurën, por versioni final duhet të marrë dakordësinë unanime të të gjitha vendeve të BE-së.

“Ky do të jetë një proces negociatash dhe debatesh. Hungarezët nuk kanë pse shqetësohen. Përsa kohë që nuk thonë po, nuk do të ketë buxhet. Ne mendojmë se asnjë cent nuk duhet t’u jepet emigrantëve”, tha Orban duke shtuar se vendet e tjera që duan të mbështesin emigrantët duhet t’i paguajnë ata me të ardhurat e buxheteve kombëtare.

Orban thotë se fondet nuk duhen devijuar nga programet e zhvillimit rajonal dhe kërkimeve dhe t’u jepen vendeve që duan të pranojnë emigrantë.

Mbështetja e emigrantëve është një prej pikave kryesore të projektbuxhetit të Komisionit Europian.

Exit mobile version