Site icon PORTALB

Kuvendi i Maqedonisë e ka miratuar Strategjinë për kulturë deri në vitin 2022

Kuvendi i Maqedonisë

Pas një diskutimi të gjatë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dje pasdite në vazhdimin e seancës së 40-të e votoi Strategjinë nacionale për zhvillim të kulturës në Republikën e Maqedonisë në periudhën prej 2018 deri 2022, transmeton Portalb.mk.

Ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, i cili e mbronte strategjinë e tre deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Magdalena Manaskova, Kërsto Jovanovski dhe Dragan Danev theksoi se strategjia, megjithatë, do të mundësojë departizim dhe politikë të drejtë në kulturë.

Kolegëve të VMRO-DPMNE-së u replikuan kolegët e tyre nga koalicioni qeveritar duke theksuar lëshimin e pushtetit paraprak që të përgatisë Strategjinë në kohë, ashtu siç ishte e parashikuar.

Ato u përgjigjen se kjo gjë ka qenë e pamundur dhe se në vitet e fundit qeveria e VMRO-DPMNE-së ka qenë qeveri teknike.

Exit mobile version