Kam një hije në zemër e nuk zbardhet
E marr rrugën malit e qaj, e qaj mbi gardhet
Të më turbullohet shikimi e mos ta shoh shpinën
S’dua të, të them rrugë e mbarë në kët stinën
E strukur si jetime dhe shikimet drejt rrugës më ngelën
Të më ç’faqet nuri yt, ngase shumë pranvera u tretën
Më dhe besën se shumë shpejt do kthehesh
Lutem natë e ditë për ty, që larg meje të mos prehesh
Nga Nexhat Bexheti