Site icon PORTALB

Eco Guerilla bën thirrje për dalje në protestën që mos të hapet kazino në Reçicë të Vogël

Kazino Shkup

Eco Guerilla, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook” i fton qytetarët e Tetovës që t’i bashkëngjiten protestës kundër hapjes së Kazinove që organizohet ditën e premte, nga Bashkësia Lokale e Reçicës së Vogël, transmeton Portalb.mk.

“Eco Guerilla mbështet revoltën dhe protestën e banorëve të Reçicës së Vogël kundër tentimit për hapje të një kazinoje në këtë vendbanim. Eco Guerilla poashtu konsideron që numri i madh i kazinove dhe bastoreve sportive në qytet përbën NDOTJE SERIOZE TË SHOQËRISË prandaj i fton gjithë qytetarët e Tetovës që të premten në ora 1400 të protestojnë në mënyrë të qetë dhe demokratike, për ti shprehur pakënaqësinë autoriteteve që lejojnë hapjen e këtyre objekteve si dhe për të kërkuar dislokimin e të gjitha kazinove dhe bastoreve sa më larg nga vendbanimet”, thuhet në thirrjen e tyre në facebook.

Exit mobile version