Site icon PORTALB

Maqedoni, nga nesër mot me vranësira, me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe erë

Mot me vranësira dhe me reshje të shiut të cilat lokalisht do të jenë të rrëmbyeshme dhe të përcjella me bubullima, paralajmëron për nesër Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Reshje më intensive do të ketë në Maqedoninë Perëndimore. Do të fryjë erë e përforcuar juglindore e cila në disa momente do të arrijë shpejtësi deri në 70 km/orë.

Ditëve të ardhshme pason periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me reshje të rrëmbyeshme lokale, bubullima dhe erë të përforcuar.

Jostabilitet më intensiv pritet të shtunën.

Exit mobile version