Maqedoni, padi penale për disa persona që kanë fshehur tatim

Sektori për Punë të Brendshme Manastir deri te Prokuroria Themelore Publike Kërçovë ka dorëzuar padi penale kundër P.Gj (34) nga Makedonski Brod për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “fshehje tatimi”, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç informojnë sot nga MPB, i paraqituri gjatë vitit 2016 duke u marrë me aktivitete në internet, disa herë ka marrë pagesa nga persona nga më shumë shtete nëpërmjet të ashtuquajturës transferim i shpejtë. Pastaj gjatë vitit 2016 ka marrë mjete në para me vlerë prej 1.142.795 denarë,

Për paratë nuk ka dorëzuar fletëparaqitje të obliguar në Drejtorinë për të Ardhura Publike, me qëllim që të mos paguajë plotësisht ose pjesërisht tatim. Në këtë mënyrë, P.Gj., ka kryer fshehje të tatimit me vlerë prej 114.279 denarë, gjegjësisht për atë vlerë e ka dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë.

Në lidhje me këtë vepër penale, SPB Manastir , më saktësisht Zyra e Jashtme për Punë Kriminale në Makedonski Brod ka dorëzuar 10 padi penale me të cilat janë përfshirë edhe persona tjerë gjatë së cilës (bashkë me veprimet e paligjshme të P.Gj.) ata e kanë dëmtuar Buxhetin e Maqedonisë për 1.985.328 denarë ose mbi 32.000 euro.

Për edhe 110 persona tjerë, te të cilët fshehja e tatimit nuk e ka kalon limitin ligjor që të ngritët procedurë penale, nga ana e Drejtorisë për të Ardhura Publike, është nisur procedurë kallëzuese. Personat për të cilët është nisur procedurë kallëzuese, me çka kanë fshehur tatim, e kanë dëmtuar Buxhetin e Maqedonisë me 3 milionë denarë ose rreth 50.000 euro.

SPB Manastir, gjegjësisht Zyra e jashtme për Punë Kriminale Makedonski Brod, tanimë vepron edhe në 22 raste tjera për “fshehje të tatimit”, në bazë të aktiviteteve të ndryshme në internet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button