Mbrëmë rreth orës 22 10 minuta në Bulevardin Jane Sandanski, 19 vjeçari Omer S. është plagosur nga persona të panjohur.
Nga Ministria e Brendshme konfirmojnë rastin dhe deklarojnë se janë vënën në kërkim të autorëve të këtij incidenti dhe janë duke punuar intenzivisht në zbardhjen e plotë të rastit. Megjithatë në linjë telefonike për Alsat-M, shprehen se ‘derisa personi me iniciale O.S. ka qenë duke ecur në afërsi të tij ka qëlluar një zënkë mes 5-6 personave, njëri nga të cilët ka nxjerr revoltën dhe ka shtënë 2-3 plumba, prej të cilëve njëri ka përfunduar në gjoksin e Omer S, i cili më pas është dërguar në spitalin e qytetit ku edhe po mbahet për kurim’.