Site icon PORTALB

SHBA do ti ndihmojnë Maqedonisë të ndalojë tregtinë ilegale

SHBA do ti ndihmojnë Maqedonisë të ndalojë  tregtinë ilegale

SHBA do ti ndihmojnë Maqedonisë të ndalojë tregtinë ilegale

Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë do të merr donacion amerikan me pajisje për zbulim dhe pengim të tregtisë ilegale nëpërmjet kufirit shtetëror.

Donacioni vjen në kuadër të bashkëpunimit shumëvjeçar mbi realizimin e aktiviteteve të Programit për kontroll të eksportit dhe sigurisë kufitare të SHBA-ve WXBS për zbulimin e transferit të paligjshëm të armëve dhe armëve për  shkatërrim masiv dhe realizohet nëpërmjet donacionit të mjeteve dhe trajtimit të specializuar.

Në dorëzimin e pajisjeve do të jenë prezent ambasadori amerikan i shtetit Pol Wohlers dhe drejtori i Drejtorisë doganore të Republikës së Maqedonisë Vanço Kargov./Portalb

Exit mobile version