Site icon PORTALB

Është gjetur armë në një veturë në Gostivar

Pistoletë, foto ilustrim

Pistoletë, foto ilustrim

Shërbyesit policorë të Stacionit Policorë të Gostivarit dje rreth orës 11 e 30 në rrugën “Ilindenska” të Gostivarit e kanë ndalur një veturë “Golf” me targa të Shkupit e vozitur nga A.L. (32) nga Shkupi. Gjatë kontrollimit të veturës ato kanë gjetur një torbë të zezë në të cilën kishte pasur armë zjarri dhe nëntë plumba, informojnë nga MPB, transmeton Portalb.mk.

“Me vërtetim për marrjen e përkohshme të lëndës, arma i është marrë, ndërsa personi është mbajtur në stacionin policorëmpër procedurën e mëtejme”, njoftojnë nga MPB.

Exit mobile version