Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seanca e parë gjyqësore për sulmin ndaj dy gazetarëve gjatë protestave të “Për Maqedoni të Përbashkët” vitin e kaluar. Në bankën e të akuzuarve duhet të ulet njëri nga sulmuesit e gazetarit Aleksander Todevskit dhe kameramanit Vlladimir Zhellçeski, transmeton Portalb.mk.
Gazetari dhe kameramani janë sulmuar me 28 shkurt të vitit të kaluar para Portës së Maqedonisë, ditën e dytë të protestave. Sulmuesit menjëherë ikën nga vendi, por gjatë ikjes së tyre janë fotografuar.
Pas sulmit, dy personat e sulmuar u dërguan në Qendrën urgjente të cilët patën dridhje të trurit, është thyer edhe kamera e portalint A10n. Sulmuesit ikën para se të mbërrijë policia.
LEXO: Sulmohen gazetarët gjatë protestës së simpatizantëve të VMRO-së
LEXO: Përsëri sulmohen gazetarët në protestat e simpatizantëve të VMRO-DPMNE-së