Site icon PORTALB

Stefanoviq: Haradinaj do të arrestohet nëse hyn në Serbi

Nebojsa Stefanoviq

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Nebojsha Stefanoviq ka thënë sot se urdhër arresti për kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj nga gjykata serbe është ende në fuqi dhe ao do të arrestohet nëse hyn në Serbi.

“Është në fuqi urdhri për arrestimin e tij dhe gjithsesi që do të arrestohet nëse mund të kapet nga Policia”, ka thënë Stefanoviq për “Kurir”, transmeton Gazeta Blic.

Kjo deklaratë e ministrit të Punëve të Brendshme të shtetit fqinj është bërë pas raportimeve të mediave se Haradinaj ka shprehur gatishmëri të vizitojë komunat Medvegjë, Preshevë dhe Bujanovc, komuna këto të banuara me shumicë shqiptare.

Exit mobile version