Site icon PORTALB

VMRO-DPMNE nuk do të merr pjesë në takimin joformal me ministrat për parashtrimin e pyetjeve

Kuvendi i Maqedonisë

Deputetët e opozitës së VMRO-DPMNE-së nuk do të marrin pjesë në mundësinë joformale për parashtrimin e pyetjeve për ministrat dhe kryeministrin, siç u paralajmërua për sot që gjatë pauzës së seancës plenare të ketë edhe takim joformal me ministrat, transmeton Portalb.mk.

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev në fillim të seancës së pyetjeve të deputetëve tha se pyetjet e tija do t’i parashtrojë publikisht në seancë, e jo, siç tha, në “koktel”.

Exit mobile version