Site icon PORTALB

VJESHTA E NDRITSHME

Rrethi i verës ngadalëz u mbyll

Me verë të kulluar e pemë ari.

Shoku i magjishëm i një vetmitari

qetësi është midis terri në pyll.

Para territ kur këndellet e gëzohet

thotë fshatari – mirë është, për besë.

Zëri i kambanave të mbrëmjes,

përshëndet plimin që largohet.

Çast i dashurisë së butë vjen.

Valët e ndjekin barkën në lumë,

kridhet në heshtje e qetësi shumë

e nga imazhet fine qaforja bjen.

 

Nga Georg TRAKËL
Përktheu: Xhabir AHMETI

Exit mobile version