Site icon PORTALB

Nimic: Të dyja palët të përkushtuara për gjetjen e zgjidhjes (VIDEO)

Nikos Koxias- Methju Nimic- Nikolla Dimitrov

Ndërmjetësi për çështjen e emrit Metju Nimic pas përfundimit të takimit me shefat e diplomacisë së Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias në Vjenë, theksoi se kanë pasur një diskutim shumë intensiv ku të dyja palët kanë pasur respekt të ndërsjellë.

“Të dy palët janë të përkushtuara për gjetjen e zgjidhjes dhe procesi do të vazhdojë në javët në vijim”, ka deklaruar Nimic pas takimit që u mbajt në Vjenë.

Ministrat Dimitrov dhe Kocias pas takimit nuk dhanë deklaratë për media.

Exit mobile version