Site icon PORTALB

Gruevski e Ahmeti bashkë në promovimin e librave shkencorë në USHT

Gruevski e Ahmeti bashkë në promovimin e librave shkencorë në USHT

Gruevski e Ahmeti bashkë në promovimin e librave shkencorë në USHT

Në Amfiteatrin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, të dielën bëhet promovimi i librave shkencorë të përkthyer dhe botuar me financim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të dedikuar për Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë, Arkitekturës, Ekonomisë, Drejtësisë, Bujqësisë dhe Bioteknikës, me të cilët mësohet në universitetet më prestigjioze në SHBA dhe Angli si dhe nga lëmia e drejtësisë në Francë dhe Gjermani.

Zyra për informim e USHT-së njofton se në promovim do të marrin pjesë, Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryeministri Nikolla Gruevski, ministri i Arsimit dhe Shkencës Pançe Kralev, Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit qendror./Portalb/

Exit mobile version