Site icon PORTALB

Gjykata e ka pranuar garancinë, Çavkov do të dalë nga burgu

Çavkov

Këshilli Penal i sektorit për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Gjykatën Themelore Shkupi 1 – Shkup, duke vepruar në bazë të kërkesës së mbrojtjes të Mitko Çavkov të përfshirë në aktin prokurorial të 27-prillit të 2017-s në Kuvendin e Maqedonisë ka sjellë vendim për caktim të masës për siguri të pranisë – garanci të pasurisë së patundshme, njofton Portalb.mk.

Pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi duhet të largohet masa për paraburgim, kurse për shkak të sigurisë së pranisë gjatë procedurës janë caktuar masat e kujdesit, respektivisht marrje të dokumentacionit të udhëtimit dhe daljes nga shteti si dhe ndalesë për nxjerrje të dokumentacionit të ri dhe paraqitjen në gjykatë njëherë në javë.

Prokuroria mund të parashtrojë ankesë për vendimin e Këshillit Penal dhe deri në këtë veprim Çavkov do të mbetet në paraburgim.

Exit mobile version