Erdhi fundi dhe për Tom Cruise dhe Katie Holmes, ato do të divorcohen pas pesë vitesh martesë.
“Është një çështje private dhe personale për Katie dhe familjen e saj. Shqetësimi kryesor i Katie ka qenë dhe do mbetet ajo që është më e mira për vajzën e saj,” tha avokati i Holmes.
Aktori 49 vjeçar dhe aktorja 33 vjeçare kanë një vogëlushe, Surin- gjashtë vjeç.
Tom ka qenë i martuar dy herë më parë, me aktoren Nicole Kidman, me të cilën ka dy fëmijë dhe me Mimi Rodgers. Me Katie Holmes ai u martua në vitin 2006 në një kështjellë në Itali.
Tom e vlerësoi shumë martesën para një muaji kur dha një intervistë. Megjithatë çifti kishte kohë që jetonte i ndarë për shkak se Tom ishte gjithmonë larg me punë. /associatedpress