Site icon PORTALB

Në mëngjes ka pasur tërmet në kufirin Maqedoni – Serbi

Tërmet- Ilustrim

Sot në mëngjes ka pasur dridhje të dobëta në kufirin mes Maqeonisë dhe Serbisë, nënvizojnë institutet rajonale për gjeologji, gjeodezi dhe gjeografi, njofton Portalb.mk.

Tërmeti ka qenë me fuqi prej 2.3 shkallë sipas shkallës së Rihterit dhe është regjistruar disa minuta pas orës 06:00.

Epiqendra ka qenë në fshatin e Serbisë Lanik të Komunës së Preshevës.

Thellësia e goditjes është në 10 kilometra.

Exit mobile version