Site icon PORTALB

Japoni, në moshën 117 vjeçare vdes personi më i moshuar në botë

Nabi Tajima, personi më vjetër në botë

Nabi Tajima, personi më vjetër në botë, ndërroi jetë në jug të Japonisë në moshën 117 vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar i bashkisë së qytetit Kikai tha se Tajjima ishte në spital nga janari dhe se mbrëmë ka ndërruar jetë.

Tajima, e cila u bë personi më i moshuar në botë pas vdekjes së Violet Brown nga Xhamajka shtatë muaj më parë, u lind më 4 gusht të vitit 1900.

Grupi Hulumtues i Gerontologëve me seli në SHBA ka thënë se aktualisht personi më vjetër në botë është Chiyo Yoshida, në moshë 116 vjeçare.

Exit mobile version