Site icon PORTALB

Shkrumbohet fabrika e riciklimit të mbetjeve në Tiranë

Fabrika e përfshirë nga zjarri/ Foto: Top Channel

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë riciklimi mbetjesh në Mëzes të Tiranës, transmeton Top Channel. 

Fabrika është e përfshirë e gjitha nga zjarri, ndërsa disa makina zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta.

Me anë të një deklarate, policia njofton se fatmirësisht si pasojë e zjarrit të madh nuk ka asnjë person të lënduar, vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Exit mobile version