Site icon PORTALB

Nëntëdhjetëvjeçarja belge dënohet me burg për fshehje tatimi!

Arrestim

Foto ilustrim

Një nëntëdhjetëvjeçare belge, është dënuar me 16 muaj burg me akuzën për fshehje të tatimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në procedurën gjyqësore e cila u mbajt në qytetin Gent të Belgjikës, krahas së moshuarës së lartpërmendur është dënuar edhe i biri i saj.

Gjashtë muajt e parë, e dënuara do t’i kalojë në burg, ndërsa pjesën e mbetur në burg shtëpiak, por do të duhet të paguaj një gjobë prej 600 mijë euro.

Sipas vendimit, kjo shtetase belge nuk ka mundur t’u dëshmojë inspektorëve tatimorë prejardhjen e të ardhurave në vlerë prej 12.3 miliona euro.

I biri i saj është dënuar me tetë muaj burg dhe me një gjobë prej 240 mijë euro.

Exit mobile version