Site icon PORTALB

BE e cilëson “hap pozitiv” vendimin e Koresë së Veriut

Federica Mogherini/ Foto:Dursun Aydemir/ AA

Bashkimi Evropian (BE) e ka cilësuar si një “hap pozitiv” deklaratën e Koresë së Veriut për të ndaluar testet raketore bërthamore dhe ato balistike ndërkontinentale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Federica Mogherini, përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, theksohet se është një “hap pozitiv” vendimi për të ndaluar testet raketore bërthamore dhe ato balistike ndërkontinentale, të cilin lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, e ka njoftuar në takimin e komitetit qendror të partisë së tij.

Mogherini shprehu shpresën se Koreja e Veriut do të kontribuojë në ndërtimin e besimit në samitet që do të zhvillohet mes Seulit dhe Washingtonit dhe ndër të tjera ajo ka vënë në dukje se presin që bisedimet të kenë rezultate të reja konkrete dhe pozitive.

Exit mobile version