Nuk do të ngrihen padi për vdekjen e Prince
Nuk do të ngrihen akuza penale për vdekjen e këngëtarit amerikan Prince, në prill të vitit 2016, thanë prokurorët.
Këngëtari, 57 vjeç, ka vdekur nga një mbidozë aksidentale e fentanilit, një opioid shumë herë më i fuqishëm se heroina.
Prokurorët në Minesotë thanë se tableta që përmbajnë drogën janë gjetur në shtëpinë e tij, por ata nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë burimin, përcjell REL.
Ata thanë se nuk kanë gjetur dëshmi për keqbërje të qëllimshme.
Prince është gjetur pa ndjenja në shtetin e Minesotës, më 21 prill, 2016.
Prokurorët i publikuan gjetjet e tyre të enjten, pas një hetimi dyvjeçar të vdekjes së ikonës së popit.