Site icon PORTALB

Demolohet vetura e Petre Shilegovit dhe e bashkëshortes së tij

Petre Shilegov

Petre Shilegov

Ndonjë person i panjohur e ka demoluar veturën e kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe të bashkëshortes së tij, veturat kanë qenë të parkuara para ndërtesës në rrugën Helsinku, shkruan Makfaks, transmeton Portalb.mk.

Sipas informatave të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), mbrëmë në orën 23 e 10, Sh.J. (49) ka denoncuar se në periudhën prej orës 17 deri 22 në rrugën Helsinki, më saktë para ndërtesës janë demoluar dy vetura, e Petre Shilegovit “Audi K-5” dhe vetura e bashkëshortes së tij “Audi A5”.

Kryerësi i veprës, siç thonë nga MPB i ka demoluar veturat me ndonjë mjet të fortë. Policia njofton se është duke e kërkuar fajtorin.

Exit mobile version