Site icon PORTALB

Brnabiç dënon tentimin për grisje të flamurit kroat nga Shesheli

Ana Brnabiq

Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka dënuar ashpër sjelljen e kreut të Partisë Radikale, Vojislav Sheshel, nga shkaku i të cilit delegacioni kroat i kryesuar nga kryeparlamentari Gordan Jandrokoviç, ndërpreu vizitën në Serbi, transmeton anadolu Agency (AA).

Brnabiç, tha se dënon ashpër sjelljen e Sheshelit.

“Tentativa për të grisur flamurin kroat, ose cilindo flamur tjetër ose simbol shtetëror, dhe ofendimi i anëtarëve të delegacioneve zyrtare për vizitë në vendin tonë, nuk paraqet sjellje që përfaqëson Serbinë, vlerat e Qeverisë së Serbisë dhe shumicës së qytetarëve”, theksoi Brnabiç.

Delegacioni i Parlamenti kroat i kryesuar nga kryetari Gordan Jandrokoviç, vendosi të ndërpres vizitën zyrtare në Serbi, nga shkaku i incidentit të cilin e shkaktoi deputeti Sheshel.

Ai në hyrje të Kuvendit të Serbisë bashkë me deputetin e partisë Radikale, Filip Stojanoviç përdhosi flamurin e Kroacisë, dhe pas kësaj duke kaluar pranë delegacionit kroat, adresoi fjalë ofenduese.

“Përkundër fillimit shumë të mirë të vizitës zyrtare, dhe angazhimit për të përmirësuar marrëdhëniet midis dy vendeve, nga shkaku i kësaj vepre ne kemi ndërprrerë vizitën, sepse akti në fjalë ka shkelur rëndë dinjitetin e Republikës së Kroacisë dhe të Parlamentit kroat”, tha delegacioni i Parlamentit kroat.

Lidhur me incidentin është prononcuar edhe Partia Radikale, e cila thekson se në hyrje të Kuvendit, Sheshel ka vërejtur flamurin kroat të cilin e kishte rrëzuar për toke, ka tentuar ta grisë, pas çka bashkë me deputetin Filip Stojanoviç kanë filluar ta shkelin. Partia njofton se Sheshel ka sharë delegacionin kroat.

Exit mobile version