Afrim Gashi nga njëri fraksion i Lëvizjes Besa është duke mbajti konferencë për media, ai tha se Lëvizja Besa ka qenë ndihmuese në procesin e rekomandimit të pastër, transmeton Portalb.mk.
“Lajm shumë i mirë për Maqedoninë është fillimi i negociatave për anëtarësim në BE. Lëvizja Besa ka qenë ndihmuese në procesin e rekomandimit të pastër. Çështja tjetër e rëndësishme është se në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ose përgjithësi në sferën politike po kthehet një klimë e mirë politike dhe uroj që kjo të jetë një ndihmues për Qeverinë që Maqedonia më shpejt të ecë përpara dhe Lëvizja Besa shumë shpejt pret të jetë pjesë e Qeverisë, sidomos nëse në qershor fillojnë negociatat për anëtarësim”, tha Afrim Gashi, kryetar i njërit fraksion të Lëvizjes Besa.