Site icon PORTALB

Dimitrov: Nuk ka kaluar as një vit nga 27 prilli, ku ishte Maqedonia atëherë, e ku është tani?

Nikolla Dimitrov, foto: MPJ

Nikolla Dimitrov

Ministri i punëve të jashtme Nikolla Dimitrov  për televizionin 24 tha se Maqedonia ka arritur përparim në pesë fusha nga Raporti i KE-së.

“Po e presim Han sonte të arrijë në Maqedoni dhe nesër  të na dorëzojë Raportin e progresit. Ka konstatime që vendi ka tejkaluar krizën më të rëndë politike qysh nga 2001. Ka nëntë fusha, Maqedonia ka arritur të përparojë në pesë, dhe në katër fusha është duke u punuar në reforma. Në periudhën e fundit të paralajmërimeve Maqedonia është vendi që më së shumti ka përparuar në raport me vendet tjera. Nuk ka kaluar as një vit nga 27 prilli, ku ishte Maqedonia atëherë e ku është tani?”, pyet Dimitrov.

 

 

Exit mobile version