Site icon PORTALB

Pep Guardiola, trajneri i dekadës me 23 tituj

Pep Guardiola në konferencë për shtyp

Pep Guardiola

Pep Guardiola tashmë ka fituar dy tituj sezonal me Manchester Cityn, atë të Ligës Premier dhe League Cup.

Me këtë rast që kur spanjolli e mori drejtimin e Barcelonës në vitin 2008, ai ka fituar 23 tituj, transmeton Telegrafi.

Që nga kjo kohë asnjë trajner nuk ka fituar më shumë tituj se Guardiola, ndërsa më poshtë keni listën e trajnerëve me më së shumti tituj në dekadën e fundit:

1. Pep Guardiola (Barcelona, Bayern, City): 23

2. Laurent Blanc (Bordeaux, PSG): 15

3. Jose Mourinho (Chelsea, Inter, Real Madrid, United): 13

4. Carlo Ancelotti (Milan, Chelsea, PSG, Real Madrid, Bayern): 11

5. Luis Enrique (Barcelona): 9

 6. Unai Emery (Sevilla, PSG): 9

7. Alex Ferguson (United): 9

8. Max Allegri (Milan, Juventus): 9

9. Zinedine Zidane (Real Madrid): 8

10. Arsene Wenger (Arsenal): 6

11. Antonio Conte (Juventus, Chelsea): 6

12. Diego Simeone (River Plate, Atletico): 6

“Është një nga arritjet më të mirë”, ka thënë Guardiola pas fitimit të Ligës Premier.

“Titulli i parë me Barcelonën ishte një ëndërr e bërë realitet dhe triumfi në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Unitedit ishte gjithashtu diçka e mirë, posaçërisht për mënyrën se si kemi luajtur”, shtoi spanjolli të dielën pasi Manchester Unitedi humbi ndaj WBA.

 Titujt e fituar nga Guardiola (Foto: Marca.com)
Exit mobile version