Site icon PORTALB

Procedura për formimin e avokatit të policisë është duke u realizuar

Do të rrisim kontrollin parlamentar mbi punën e policisë dhe forcave të sigurisë. Në suaza të institucionit Avokati i Popullit do të formohet një njësi e veçantë e organizuar – Avokati policor, me kompetenca që të kryejnë hetim të pavarur për kompetencat policore dhe shkeljen e lirive dhe të drejtave të njeriut. 

Gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare (dhjetor 2016) LSDM premtoi se në gjashtë muajt e parë të mandatit “në suaza të institucionit Avokati i Popullit do të formohet një njësi e veçantë e organizuar – avokati policor, me kompetenca që të kryejë hetim të pavarur për kompetencat e autoriteteve policore dhe shkeljen e lirive dhe të drejtave të njeriut”. Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve i cili, po ashtu, është pjesë e “Planit 3-6-9”, më saktë Plani narrativ (6-9), deri më tani (11.04.2018), është “realizuar pjesërisht”.

Përparësitë për formimin e “avokatit policor” janë treguar në programin zgjedhor të LSDM-së në vitin 2016: “Plani për jetë në Maqedoni“, në vet fillimin – faqe 39, në kapitullin “Kontrolli mbi qeverinë” në pjesën “Demokratizimi i policisë” dhe e njëjta është pjesë e “PLANIT 180 – REFORMA URGJENTE ME PRIORITET TË QEVERISË SË RE NË 6 MUAJT E PARË”, në kapitullin “Drejtësi, siguri, kontroll i qeverisë” (faqe 235). Duke u nisur prej projekteve të këtilla zgjedhore të socialdemokratëve, ky departament i veçantë i Avokatit të Popullit, duhet të formohej më së voni deri në fund të nëntorit të vitit 2017, duke pasur parasysh faktin se Qeveria e re e udhëhequr prej LSDM u zgjodh me 31 maj të vitit 2017.

Sipas afatit, të cekur në Planin për reforma urgjente me prioritet “3-6-9”, më saktë në Planin narrativ, formimi i organizatës së veçantë te Avokati i Popullit në Republikën e Maqedonisë si mekanizëm për kontroll qytetarë, duhej që të bëhej deri në fund të marsit të vitit 2018. Verifikimi i “Vërtetmatësit” tregoi se deri në momentin kur është shkruar ky tekst (11.04.2018), janë bërë ndryshime në Ligji për avokatin e popullit, ndërsa departamenti special te avokati i populli (avokati policor) është në fazën formimit, ashtu që këtë premtim të LSDM-së, sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit”, e vlerësojmë si “pjesërisht të realizuar”.

Ndryshimet ligjore me të cilat duhet që të mundësojë kontroll mbi punën e policisë, duke përfshirë edhe ekspertët e jashtëm nga sektori joqeveritar, janë miratuar në Kuvend me 20 shkurt të vitit 2018 dhe janë publikuar në Gazetën zyrtare nr. 35/18. Me ndryshimet e përmendura në Ligjin për Avokatin e Popullit mundësohet një pjesë e jashtme e veçantë, si korrektues shtesë i sistemit të hetimit gjatë veprave penale të kryera nga ana e personave zyrtar pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe përfaqësues të policisë së burgut.

Në Nenin 11-g prej këtyre ndryshimeve ligjore, është specifikuar në suaza të mekanizmit për kontrollin qytetarë të Avokatit të Popullit mund të ndërmerren iniciativat dhe masat në vazhdim:

Neni 11-d prej Ligjit, parasheh

Prej zyrës së Avokatit të Popullit për “Vërtetmatësin” vërtetuan se procedura për formimin e një departamenti të këtillë për kontroll qytetarë policor është duke u realizuar. Në periudhën në vazhdim Kuvendi duhet të jep miratimin për aktet për sistematizimin dhe organizimin e punës së Avokatit të Popullit, që të mund të formohet ekipi në këtë departament, ndërsa pritshmëritë janë se e gjithë procedura rreth formimit të avokatit policor mund të përfundojnë në periudhën qershor-korrik (2018).

Burimi: Vërtetmatësi

Exit mobile version