Site icon PORTALB

Rrëmbehet dhe vritet gazetarja në El Salvador

Karla Lisseth Turcios

Karla Lisseth Turcios

Sulmues të panjohur në El Salvador kanë rrëmbyer dhe vrarë gazetaren Karla Lisseth Turcios, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e policisë thanë se trupi i gazetares së vrarë Turcios, është gjetur mbrëmë afër një autostrade, në afërsi të San Salvadorit.

Turcios ka punuar si gazetar në revistën “El Economista” të cilën e boton shtëpia mediatike La Prensa Grafica.

Sulmuesi, ose sulmuesit e panjohur, të shtunën rrëmbyen 33-vjeçaren Turcios, në momentet kur ndodhej vetëm në shtëpi. Bashkëshorti dhe i biri i saj pas kthimit nga shëtitja kanë denoncuar zhdukjen.

Peshkopi, Jose Luis Escobar Alas, deklaroi se vrasje e gazetares Turcios paraqet sulm barbar mbi tërë shoqërinë.

Hetimi është në vazhdim e sipër.

Exit mobile version