Site icon PORTALB

Padi penale për një tetovar, ka vjedhur një “Mercedes” dhe tre “BMW”

policia- mpb

MPB- Ilustrim

SPB Tetovë ka dorëzuar padi penale kundër Xh.R. (33) nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “marrje të veturës”, njofton Portalb.mk.

Në periudhën prej nëntorit të vitit 2017 deri në janar të vitit 2018 i paraqituri ka marrë një veturë “Mercedes” dhe tre “BMW”.

Ai e ka shfrytëzuar mundësinë për t’i vjedhur veturat kur pronarët i kanë parkuar dhe i kanë lënë të pambyllura me çelësat e bravës.

Në atë mënyrë i dyshuari ka shkaktuar dëm material me vlerë prej rreth 1.786.400 denarë.

Exit mobile version