Një foshnje është sjellë në jetë në Kinë falë një nëne surrogate, plot 4 vite pasi prindërit e tij ndërruan jetë në një aksident me makinë.
Shen Jie dhe Liu Xi kishin prej dy vitesh të martuar kur vendosën të provojnë metodën e fertilizimit in vitro për t’u bërë prindër. Pesë ditë para se të bënin transplantin e një embrioni të fertilizuar tek nëna, çifti ndërroi jetë në një aksident me makinë në mars të vitit 2013.
Pas aksidentit, prindërit e tyre luftuan në një betejë ligjore, në mënyrë që t’iu lejohej përdorimi i embrioneve.
Djali, i lindur nga nëna surrogate nga Laosi, është sjellë në jetë në muajin dhjetor, ndërsa media kineze “Beijing News” e raportoi lajmin vetëm gjatë kësaj jave. Gazeta shpjegon sesi mungesa e një precedenti të ngjashëm të këtij lloji detyroi prindërit e çiftit të ndjerë të zvarriteshin mes betejave ligjore, derisa të mund të garantohej procedimi i mëtejshëm i transferimit të embrioneve.
Në momentin e aksidentit, embrionet ishin ruajtur në një spital të Nanjingut, të ngrira në minus 196 gradë Celsius brenda një rezervuar azoti të lëngshëm. Një gjykatë iu dha 4 prindërve (gjyshërve) të drejtën për të fertilizuar vezët.
Burimi: The Guardian / Shendeti.com.al